HAPIM THIRRJEN PËR TRAJNIMET E PROJEKTIT ‘SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR’

Në përpjekje për të zgjeruar metodat e mësimdhënies në shkollat në Shqipëri, KO:SH Film Festival u bën thirrje të gjithë mësimdhënësve që janë të interesuar mbi përdorimin e mjeteve audio-vizuale si pjesë e kurrikulës së tyre mësimore, të aplikojnë në sesionet trajnuese.

Sesionet drejtohen nga mësimdhënës të cilët kanë ndjekur trajnimet e mëparshme dhe kanë përdorur mjetetet audio-vizuele me sukses për nxënësit e tyre, së bashku me stafin e DokuFest.

Kush mund të aplikojë?

Mësuesit e kurseve të Gjuhëve dhe Komunikimit, Arteve, Shoqërisë dhe Mjedisit dhe Edukatës Qytetare, nivelet 5 dhe 6 (klasat X-XII).

Inkurajohen mësimdhënësit që aplikojnë forma të organizimit mësimor, që kanë për qëllim zhvillimin e vetëbesimit, iniciativës, zgjidhjen e problemeve dhe stimulimin e kreativitetit të nxënësve.

Afati i Aplikimit:

Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit deri më 31 mars 2023.

FORMA E APLIKIMIT