15 Prill 2024

.

KO:SH Film Fest fton nxënësit e shkollave të mesme të aplikojnë për kampin veror, për t’u bërë pjesë e shkollës së filmit dokumentar, ku ata do të mësojnë proceset e rrëfimit vizual të historive të tyre përmes mjeteve të ofruara, njohurive dhe asistencës profesionale. Kampi do të mbahet në Tiranë në gjatë periudhës së pushimeve verore. Filmat e prodhuar do të kenë premierë në KO:SH Film Fest 2024, si dhe do të shfaqen edhe në Tiranë. Studentët e interesuar duhet të jenë në shkollë të mesme dhe të kenë aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze.

Shkolla e filmit dokumentar është pjesë e projektit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” që synon të promovojë vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut përmes filmit.

Studentët e interesuar, duhet të plotësojnë formularin duke klikuar linkun e mëposhtëm.

.

Formulari i Aplikimit

.

Afati i fundit i aplikimit është data 31 maj 2024.