We are happy to announce the award winners of KO:SH FILM FEST 2019 + Jury Statement.
Best International Short Film – “Det i hidhur” nga Fateme Ahmadi, është një drame e sinqertë për emigracionin që e mban shikuesin nën tensionin e një të panjohure si destin që nuk ezbulon kurrë fytyrën e vet.
Best Albanian Short Film – “Eva” e Xheni Alushit e vendos pikën e referencës në një dimension fantastik dhe imagjinar fëminor që ndryshe nga bota e të rriturve e hap perspektivën për të hedhur dritë mbi përjetimet më irracionale brenda nesh.
Best Student Short Film – “Thirrja e fundit” nga Hajni Kis tregon me saktësi nuancat e emocioneve të shqetësuara të një gruaje që botën e ka kundër. Loja e shkëlqyer e Kati Zsurzs-it e shndërron obsesionin e emigrimit në një triumf njerëzor.
Best Short Fiction – “Rrethim” nga István Kovács krijon një atmosferë autentike në sajë të një realizmi real aq edhe poetik duke u dhënë sendeve, trupit njerëzor dhe instinktit për mbijetesë një jetë të dytë të pavarur në një kohë lufte.
Best Short Animation – “Karuseli” i Carlos Baenas e vizualizon makthin për të arritur një purifikim shpirtëror. Në këtë mënyrë ai ia del të eksplorojë anën më universale të zhanrit horror.
Best Short Documentary – “Vatrat” nga Paul Heintz është një formë e pazakontë e tregimit dokumentar ku narratori është personazhi kryesor që nuk shfaqet, por ne e ndjejmë dhe e shohim qartë atë falë interpretimeve vizuale, ritmit dhe lëvizjes së kamerës.
Best Virtual Reality Short Film – “Kryengritja e Varshavës” nga Tomasz Dobosz e rikrijon realitetin në një dekor të rindërtuar për t’u përjetuar si një copë e besueshme historie në teknologjinë e realitetit virtual.