Shkolla dhe Filmi Dokumentar – Trajnimi i Mësuesve
Ne kuadër të programit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” në muajin qershor, u realizuan me sukses në Tiranë dy punëtoritë e trajnimeve të mësuesve nga Shqipëria.
Ky program vjen si partneritet i Dokulab me KO:SH Film Fest dhe falë këtij bashkëpunimi, DokuLab mundësoi organizimin e dy punëtorive duke mundesuar ardhjen e dy mesuesve nga Kosova të cilët ligjeruan për kolegët e tyre nga Shqipëria.
20 mesues nga Shqipëria u trajnuan dhe certifikuan për të impelmentuar programin “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” në klasat e tyre. Mësuesit vinin nga shkolla dhe qytete te ndryshme si; Tirana, Hasi, Peshkopia, Rrogozhina e Korça dhe ligjëronin lëndët; Gjuhë Shqipe, Letërsi,Histori, Gjeografi,Biologji, Kimi,Gjuhë Angleze, Fizikë dhe TIK.
Gjatë trajnimit mësuesit u njohën me mënyrën e formulimit të fletave të punës, analizimin e filmave dokumentare dhe përshtatjen e veprave audio vizuale në lëndët përkatëse si dhe përdorimin e bibliotekës digjitale nga ku mund të aksesojnë në më shumë se 170 filma të cilat duhen të përdoren në klasat e tyre.
Në përfundim të trajnimeve mësuesit u certifikuan dhe tashmë janë që të zhvillojnë orët e mësimit në klasat e tyre. Jemi të lumtur që më fillimin e vitit të ri shkollor lënda e filmit dokumentar do të jetë pjësë e orëve mësimore në disa shkolla në mbarë Shqipërinë.
Synimi ynë është që të zhvillojmë trajnime të reja dhe që lënda e filmit dokumentar të zhvillohet në të gjitha shkollat e mesme të vendit, si një mjët për të rritur ndërgjegjësimin social tëk të rinjtë si dhe edukimin e tyre nëpërmjet alternativave bashkëhohorë e të njëjta me kurrikulat e vendeve të zhvilluara.
Në emër të KO:SH Film Fest, falenderojmë mësuesit pjesëmarrës, mësuesit e ardhur nga Kosova të cilët ishin trajnuesit e kolegëve të tyre si dhe partnerët tonë të DokuLab & DokuFest të cilët zgjodhën organizatën tonë për implementinim e këtij projekti në Shqipëri.
Ky projekt financohet nga ‘National Endowment for Democracy’.