HAPIM THIRRJEN PËR TRAJNIMET E PROJEKTIT ‘SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR’

Në përpjekje për të zgjeruar metodat e mësimdhënies në shkollat në Shqipëri, KO:SH Film  Festival u bën thirrje të gjithë mësuesve që janë të interesuar mbi përdorimin e mjeteve  audio-vizuale si pjesë e kurrikulës së tyre mësimore, të aplikojnë në sesionet trajnuese.
Sesionet drejtohen nga mësimdhënës të cilët kanë ndjekur trajnimet e mëparshme dhe  kanë përdorur mjetetet audio-vizuale me sukses për nxënësit e tyre në Kosovë, së bashku  me stafin e DokuFest.

Projekti “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” bazohet në sukseset dhe përvojat e mëparshme në fuqizimin e mësimdhënësve dhe ndër të tjerash siguron mbështetje për institucionet në nivelin kombëtar dhe lokal.

Për t’iu përgjigjur nevojave të sistemit arsimor, së fundmi KO:SH Film Fest, falë mbeshtetjes  nga DokuFest do të implementojë këtë përvojë në Shqipëri. Biblioteka Digjitale e filmave do të jetë në dispozicion të mësuesve nga ku mund të aksesojne më shumë se 150 filma të cilat mund t’i përdorin si materiale didaktive gjatë orëve mësimore.

Për t’u bërë pjesë, me parë mësuesit e interesuar duhet të aplikojnë online.

Kush mund të aplikojë?

Mësuesit e kurseve të Gjuhëve dhe Komunikimit, Arteve, Shoqërisë dhe Mjedisit dhe Edukatës Qytetare, nivelet 5 dhe 6 (klasat X-XII).

Inkurajohen mësimdhënësit që aplikojnë forma të organizimit mësimor, që kanë për qëllim zhvillimin e vetëbesimit, iniciativës, zgjidhjen e problemeve dhe stimulimin e kreativitetit të nxënësve.

Ky program është miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.

Afati i Aplikimit:

Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit deri më 28 Prill 2023.

FORMA E APLIKIMIT